Firmat do të hapen në mënyrë elektronike dhe pa të holla, nëpërmjet kontabilistëve të licencuar dhe të autorizuar. Me ndryshimet e reja, të gjithë ata të cilët dëshirojnë që të hapin kompani, duhet fillimisht të sigurojnë kontabilist i cili ka kontratë me Ministrinë e Financave për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Pasi investitori të ketë siguruar informacionin e nevojshëm për regjistrimin e firmës, kontabilisti vetë e regjistron firmën në emër të aplikuesit.
"Aplikimin dhe regjistrimin që e bënë kontabilisti është falas, pasi ata posedojnë certifikatë elektronike dhe digjitale. Mirëpo, nuk ka kurrfarë shpenzimi lidhur me dokumentet e tjera, sepse të gjitha ato i siguron kontabilisti sipas detyrës zyrtare. Nuk ka shpenzime as për regjistrim në regjistrin e shoqatës tregtare, e as për dokumente të tjera të cilat nevojiten për krijimin e biznesit në Regjistrin Qendror", tha Aleksandër Gjorgjiev, Zëdhënësi i Qeverisë.
Me këto reforma, sipas zëdhënësit të Qeverisë, në vend do të ketë përmirësim në klimën e biznesit, kurse do të jetë një lehtësim për investitorët e rinj vendor dhe të huaj. Verica Pavloska