Dita e Evropës festohet anembanë kontinentit

alsatmtv 2015-08-21

Views 8

Evropa fryu 63 qirinj mbi tortën e ditëlindjes. Kjo ditë së bashku me euron, flamurin dhe himnin, përfaqësojnë identitetin politik të Bashkimit Evropian. Këtë vit BE-ja shënon përvjetorin e saj e ballafaquar me shumë sfida të brendshme dhe nevoja për reforma që i imponoi kriza ekonomike. 9 maji duhet t'i kujtojë evropianët, se komuniteti evropian është i përbërë nga shtete dhe qytetarë me një shkallë të lartë të ndërlidhjes reciproke, tha sot presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc, duke shtuar se festimi i Ditës së Evropës në kohën, kur njerëzit humbin punët e tyre ose duhet të mbyllin biznesin familjar dallon nga festimet kur është ndier mirëqenia.

Dita e sotme është edhe data në të cilën në vitin1945 në Berlin, Gjermania naziste ratifikoi aktin e dorëzimit të pakushtëzuar në Luftën e Dytë Botërore. Në Rusi u mbajt paradë tradicionale ushtarake. Muskujt e saj ushtria i tregoi në Sheshin e Kuq në Moskë.

"Gjithmonë do ta kujtojmë ditën kur Bashkimi Sovjetik mundi nazistët. Nuk u lejuam fashistëve të marrin kontroll mbi botën. Ushtritë tona e mbrojtën lirinë dhe atdheun. U sakrifikuan për një Evropë të Lirë dhe patën sukses në këtë", deklaroi Vladimir Putin, President i Rusisë.

Në këtë ditë në vitin 1950 ministri i Jashtëm francez, Robert Shuman, i bëri thirrje Italisë, Gjermanisë, Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës për themelimin e Unionit për Qymyr dhe Çelik, që më vonë u rrit në një familje të madhe evropiane. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form