Hanife Alia, probleme me dokumentet biometrike!

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Ndodh edhe kjo në Maqedoni. Hanife Alia e lindur në Kaçanik të Kosovës e cila që nga viti 1970 është martuar në Tetovë, pa kurrfarë problemi deri tani është pajisur me dokumentacionet e udhëtimit, letërnjoftim dhe pasaportë të Maqedonisë, por kur shkon në SPB-në e Tetovës për të zëvendësuar dokumentet e saj me biometrike, atje i thonë se nuk posedon shtetësinë e Maqedonisë dhe habiten se si deri tani ajo është pajisur me dokumente valide. Bashkëshorti i Hanifes Hisnirizau shprehet i revoltuar se përse ndodhin këto probleme tani, kur që nga viti 1970 bashkëshortja e saj nuk ka pasur probleme me dokumentacionin.

"Me zonjën deri më tani nuk kemi pasur probleme, tash kur shkuam ti bëjmë dokumentet e saja biometrike në del një problem se shoqja ime nuk ka nënshtetësi këtu. Në 1970 e kemi bë kurorëzimin këtu, ne fëmijët i kemi mbi 40 vjet. Ne gjithmonë kemi pasur dokumente, ka marrë gjithnjë pasaportë duhet të jenë në punët e brendshme letërnjoftimi në fillim kur e nxorëm , asnjëherë nuk na kanë kërkuar nënshtetësi", deklaroi Isniriza Alija, bashkëshorti i Hanifes.

Alija thotë se, për rastin në fjalë do ankohet edhe tek avokati i popullit dhe Ministria e Drejtësisë, sepse sipas tij, zonjës së tij i bëhet padrejtësi me aktin që nuk i japin dokumente.

"Unë do ankohen gjithkund, ta shoh pse del ky problem ku qëndron problemi, nuk mundet pasi ke letërnjoftimi që vërteton se je shtetas i Maqedonisë, unë këtu kam lindur dhe gjithnjë i kemi rregulluar punët në bazë të dokumenteve dhe më takon tash ta kem letërnjoftimin pasaportën biometrike numrin amzë, si ka mundësi tash mos ketë të drejtë të merr dokumente", tha Isniriza Alija, bashkëshorti i Hanifes.

Nga SPB-ja e Tetovës na njoftuan se Hanifja duhet të rregullojë çështjen e nënshtetësisë që të mund të pajiset me letërnjoftim dhe pasaportë biometrike. Kreu i SPBE-së së Tetovës Shefik Bajrami tha se Hanifja duhet të paraqesë kërkesën për nënshtetësi dhe nuk do të ketë problem të fitojë atë pasi për 40 vite me radhë është pajisur me dokumentacion udhëtimi. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS