Nga qyteti i Vlorës aty ku kryetari i PS-së udhëheq listën e kandidatëve socialistë për zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha e sulmon: "Është normale që, kryetari i PS-së, meqë selia është në Tiranë, të kandidojë në qarkun ku është sela e partisë, por nuk është mëkat, se puna e trimërisë herë e ke, herë se ke".
Kryeministri theksoi se "Rama pati frikë pati të matej në Tiranë. Erdhi në Vlorë; socialistët vlonjatë janë të kënaqur. Nuk erdhi Rama, por erdhi Koçua. Nuk ndërhyjë në punët e brendshme të PS-së, por të të sjellë Koço Kokëdhima është shumë e rëndë, se në Vlorë e ka sjellë Koçua, Ramën, sepse Koço në Tiranë njihet si menaxheri shpirtëror i Ramës, si njeriu që fitonte tenderat e rrugëve që u dilte asfalti në 8 muaj, si njeriu që merrte tenderat e shkollave dhe binin tavanet e fëmijët përfundonin në spital.
Koçua njihet si njeriu, i cili të gjitha reklamat e qytetit i kishte pronë e tij. Nuk paguantë asnjëherë taksa bashkisë. Njihet si person, që i detyrohet arkës së bashkisë disa miliona euro detyrime fiskale. Koçua, që e solli Rama, nuk e solli për dashurinë që ka për Vlorën, por për pasionin e tij të çmendur. Miqësisht shko në Himarë. Himariotët këndojnë këngën: "Himarës kush ia lidhi sytë, Koçua ynë!
Shkoni shikoni si ka ndërtuar 2 pallate në mes Himarës, ka zënë detin më të mrekullueshëm të Shqipërisë e më gjerë. Socialistë të dashur, Rama erdhi për llogari të Koços këtu në Vlorë. Këto fjalë të mia mund t'i vërtetoni me secilin socialist në Tiranë, me secilin socialist në Himarë.
Mos mendoni se voton kryetarin e PS-së, kur në komunikatat e PD-së rëndom e cilësoja Koçon si nënkryetarin e PS-së. Ai është kryetar i z.Rama; atëherë, për socialistët është nënkryetar".
Deklarata u bë sot nga Orikumi ku kryeministri Berisha ndodhej për të inauguruar rikonstruksionin e rrugës Sevasteri-Kalivac; Sevaster- Vlorë, investim me vlerë 244,342,488 lekë. Gjatësia 9.34 kilometër.
OPOZITA BLLOKON STATUSIN SE NUK VOTON 3 LIGJET
Berisha akuzon opozitën se duke mos votuar 3 ligjet vazhdon të mbajë të bllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat.
"Statusi mbahet peng se nuk do opozita të votohen 3 ligje, sepse beson se në këtë mënyrë dëmton cdo shqiptar, demokrat, dëmton fermerë, të rinj e të moshuar. Më 23 qershor të votojmë për të ardhmen europiane"
BERISHA: ORIKUMI S'KA UJE E KANALIZIME, POR DO I BEJME
Berisha pranoi mungesën e ujit, dhe infrastrukturës në Orikum një zonë bregdetare tepër e frekuentuar në Vlorë gjatë sezonit turistik por premtoi se do bëjë më shumë, dhe fillimi i punimeve për rikonstruksionin e rrugës Sevasteri - Kalivac; Sevaster - Vlorë do nxisë turizmin.
"Po vij nga Orikumi. Nuk ka gjë më të bukur, nuk ka ujë, kanalizime që duhen, përpunimi i ujrave të zeza. Sot inauguruam fillimin e punimeve. Ky ndërtim do e nxisë turizmin."