TIRANE - Kryesia e dy ditëve më parë ka sjellë debate në PD përsa i përket përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, duke reflektuar në këtë mënyrë dhe përvijimin rëndshëm të dy klaneve në PD që luftojnë për të zënë vendin e dytë pas Berishës në lidershipin demokrat.
Fiksimi i kandidatëve për deputetë në listat e sigurta të PD në 12 qarqet e vendit, ka sjellë një përplasje të re mes kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës "skifterit" të Berishës, Lulzim Basha.
Në fund të herës të gjithë përzgjedhjet e Bashës kanë fituar në listat prioritare të PD, ndërsa Topallit i kanë "firuar" dhe ata mbështetës që ka pasur në listat e deputetëve apo kandidatët e përzgjedhur.
Kështu Mbledhja e Kryesisë së PD është shoqëruar me debate të forta në momentin që kryetari i PD Berisha ka bërë publike, në prezencë të gjithë anëtarëve të kryesisë, listën dhe renditjen e qarkut të Shkodrës. Menjëherë pas përfundimit të kësaj liste, Kryetarja e Parlamentit e nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli është çuar nga tryeza duke u larguar.
Sipas burimeve brenda kryesisë së PD gjatë largimit është justifikuar te Berisha se s'ndihet mirë dhe se ka dhimbje koke, ndërsa është shprehur dhe për detyrën që kishte që t'i firmoste Malajt lejen e kandidimit. Burime bëjnë me dije se gjatë largimit të saj, Topalli, është shprehur gjithashtu nëpër dhëmbë se, "Jam me dhimbje koke dhe po largohem.
Tani jemi më pak demokratë dhe më shumë 'qelbësira'", duke lënë të nënkuptohet se kreu i PD ka gabuar me listat e kandidatëve për deputetë, përfshirë dhe ato të aleatëve.
Kështu, klani i Topallit është dëmtuar rëndë teksa janë larguar gati të gjithë deputetët e qarkut të Shkodrës e më gjërë, që kanë pasur atë si "mentore", madje dhe kryetari i PD për Shkodrën Astrit Bushati të ndjekur nga Arenca Trashani, Enkelejd Alibeaj, Gjok Uldedaj, Ramiz Çobaj, Ilir Rusmali, Ledina Aliolli, Mark Marku, Paulina Hoti, Rajmonda Bulku, Viktor Gumi dhe Rajmond Hoxha të cilët janë përjashtuar nga listat, për t'ua lënë vendin njerëzve që mbështesin Lulzim Bashën, ndoshta në një të ardhme të largët në luftën e tij për të qënë pasues i Berishës në krye të PD.
Dhe nuk janë pak mbështetës të Bashës, por plot 16 të tillë që kanë zhvendosur në mënyrë të qartë të gjithë mbështetësit e Topallit, duke i shkaktuar asaj me të vërtetë një kokëqarje të madhe që sjell e humbjen e dominimit në këtë parti, teksa për vite me radhë ka punuar për forcimin e termit "zonja e hekurt" për të.
Njerëzit e Bashës kryesohen nga Majlinda Bregu për të vazhduar me Jorida Tabakun, Keltis Kruja, Eduart Halimi, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Vullnet Topalli, Fatbardh Kadilli, Helidon Bushati, Voltana Ademi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Florion Mima, Gent Deliallisi dhe Eleina Qirici.
Të cilët do të jenë dhe dominanca e grupit të ardhshëm parlamentar të PD, pavarësisht nga rezultati që do të merret më 23 qershor në ballafaqimin elektoral me PS e drejtuar nga Edi Rama.
Ndaj Topalli e kishte hum...