Sot shpallen listat e kandidatëve PS e PD mblidhen për emrat

Report TV 2015-08-21

Views 10

Skadon sot në mesnatë afati ligjor për dorëzimin e listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 2013 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Negociatat në të dy kampet kanë vijuar deri në orët e vona dhe pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme. Listat pothuajse janë të mbyllura megjithatë pritet që dy partitë e mëdha PD e PS të mbledhin kryesinë për të vendosur përfundimisht emrat e 140 kandidatëve zyrtarë për deputetë.

Mbledhja e kryesisë PS pritet të zhvillohen në orët e pasdites ndërsa PD gjatë mbrëmjes.

Për herë të parë në listat e PS-së do të jetë kryetari i kësaj force Edi Rama, i cili udhëheq listën e kandidatëve në Vlorë, ndërsa në Tiranë do kryesojë Pandeli Majko, Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi do të jetë në qarkun e Fierit.

Para se të mblidhet kryesia e PS Rama doli në një konferencë për shtyp (13: 30) ku tha se se rikonfigurimi i skuadrës "ishte i domosdoshëm" dhe argumentoi pse kandidonte në Vlorë. Kreu i PS-së kërkoi të heqë çdo dyshim për Braçen duke konfirmuar se ai do të jetë në listat e kandidatëve por pa sqaruar se në cilin qark do të kandidojë.

Burime nga PS konfirmuan se gjatë ditëve të fundit Rama ka patur takime intensive me deputetë aktualë, disa prej të cilëve nuk duket të jenë pjesë e listës së kandidatëve. Flitet se në lista nuk do të përfshihen Marko Bello, Arben Isaraj, Ilir Gjoni, Albert Çaçi.

Ndërkohë në kampin blu, kryeministri Berisha ka vendosur të mos heqë dorë nga vendosja e emrit të tij në kandidatët për deputetë për kryeqytetin. Këtë vit vihet re kandidimi i një numri të madh ministrash e zëvendësministrash.


Në orën 12:00 të mesditës së sotme gazetari Arben Hasanaj i TV A1 Report i stacionuar në selinë PS informon se gjatë paradites së sotme janë parë të hyjnë deputetë si Arta Dade, Vasilika Leskaj, Mimi Kodheli, Bashkim Fino, si dhe Artan Lame e kreu i bashkisë Qazim Sejdini. Ndërkohë pritet të vijnë të gjithë anëtarët e kryesisë pasi pritet të nisë dhe mbledhja e kryesisë.

Ndërkohë gazetarja Joniada Koçi e stacionuar në selinë PD thotë se nuk ka shumë lëvizje kjo pasi kryesia është caktuar të zhvillohet në mbrëmje.

Ja listat që parashikojnë dy partitë, ndërsa zyrtaret pritet të shpallen sot.

Share This Video


Download

  
Report form