Izraeli sulmon Sirinë: Synimi ynë militantët hezbollah

Report TV 2015-08-21

Views 3

CNN ka njoftuar sot për një sulm me avionë izraelitë mbi Siri, duke cituar të paktën dy zëra të administratës së SHBA dhe duke shpjeguar që operacioni blic nuk kishte objektiv depozitat e armëve kimike.Izraeli e ka konfirmuar faktin me argumentin se "sulmi ynë kanë qënë militantët hezbollah".

Inteligjenca amerikane dhe ajo e vendeve lindore po i rishikojnë informacionet, të cilat të thonë se sulmi ka ndodhur mes të enjtes dhe së premtes. Bëhet fjalë për rreth 16 avionë lufte të Izraelit, të cilët kanë kontrolluar hapësirën ajrore të Sirisë të nisur nga Libani të enjten dhe të premten.

Situata në Siri bëhet edhe me shumë komplekse dhe në këtë moment nuk duket e mundshme një ndërhyrje nga ana e SHBA-së. Obama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dergoje trupa amerikane në Siri edhe nëse do të provohej se regjimi i Bashar Al-Azsad ka përdorur armët kimike.

Share This Video


Download

  
Report form