KLD, prishen balancat gjinore tani nuk ka më asnjë femër

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Zëvëndësimi i vëndeve vakante në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka nxjer në pah dhe prishjen e balancave të barazisë gjinore, ku me ardhjen e anëtarëve të rinj nuk ka më asnjë femër.

Në mbledhjen e radhës me dy anëtarët e rinj, Xhezair Zaganjori dhe Lulzim Lelcaj, duke plotësuar vëndet vakante të cilat u krijuan me mbarimin e mandatit të Shpresa Becajt dhe kalimin e Lefteri Lleshit në krye të KQZ-s, tashmë institucioni më i lartë i drejtësisë dominohet nga burrat.

Në cilësinë e kreut të këtij këshilli, kreu i shtetit, z.Bujar Nishani por dhe anëtarët e tjerë të cilët në cdo referim publik apo zyrtar flasin për barazinë gjinore kanë zgjedhur që mos afrojnë asnjë anëtare femër deri më tani duke e kthyer raportin në 13 burra dhe asnjë femër.



Me votat pro të anëtarëve, Këshilli miratoi pikat e rendit të ditës, ku ra në sy raporti i analizave vjetore të gjykatave, vlerësimi i gjyqtarëve si dhe shifra prej 46 gjyqtarësh të gjetur me shkelje nga KLD, pas denoncimeve të qytetarëve.

Ndërkaq, ministri Halimi u shpreh se tashmë ka nisur procedura e emërimit të gjyqtarëve administrative në bazë të procesit të meritokracisë ç' ka sipas tij do të sjellë një drejtësi më cilësore për publikun

Share This Video


Download

  
Report form