Mimoza Hafizi, kandidate për deputete e PS-së, ka denoncuar sot përdorimin e institucioneve arsimore për fushatë elektorale.
"Në këto 8 vjet, Berisha shfrytëzoi paturpësisht institucionet shtetërore, për fushatë elektorale. Kryeministri duke sajuar ndonjë inagurim, shkon e dhunon shkollën tonë, për teatrin politik të radhës. Mësues e pedagogë dhe nxënës të mitur përdoren për dekor electoral në shi e të ftohtë, por edhe në pikë të diellit për të njëjtin inagurim", - tha Hafizi.
"Mësuesit dhe nxënësit vihen në rresht për mitingjet elektorale të Sli Berisha me detyrim e përcaktim për të ruajtur vendet e punës. Ky është një fakt i njohur botërisht tashmë. Sot, në Shqipërinë e qeverisë së rrënimit, brenda shkollës po hapet një humnerë e errët.
Sistemi arsimor shqiptar prodhon jo pa qëllim, errësirë dhe injorancë; jo individë me integritet por vota për pushtetin e ardhshëm", - theksoi ajo. -- "Rlindja do të nisë menjeherë me depolitizimin e shkollës."