Asambleja Parlamentare e KE-së, do të diskutoj për zhvillimet e 24 dhjetorit

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Ngjarjet e 24 dhjetorit në parlamentin e Maqedonisë edhe më tej vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në Evropë. Në këtë drejtim është edhe iniciativa e 21 deputetëve nga Asambleja parlamentare të Këshillit të Evropës (KE) të udhëhequr nga deputeti zviceran Andreas Gros. Ata kanë shprehur brengosjen e tyre për funksionimin e institucioneve demokratike në Maqedoni pas incidentit të 24 dhjetorit në parlament. Me këtë iniciativë deputetët kërkojnë që në qershor në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës të diskutohet për zhvillimet e 24 dhjetorit në Maqedoni. Në këtë iniciativë mes tjerash thuhet:

"Mbyllja e 42 deputetëve nga ana e policisë jashtë sallës së kuvendit gjatë seancës së 24 dhjetorit në Shkup është shprehje e qartë e problemeve të thella me demokracinë e në veçanti atë parlamentar. Asambleja parlamentare bën thirrje për hetimin e rastit dhe shkaqet përse ndodhi një fenomen i tillë, pse tensioni dhe konflikti nuk mund të zgjidhen në mënyra demokratike dhe çfarë duhet bërë për kapërcimin e këtyre problemeve me qëllim riparimin dhe forcimin e demokracisë në ish republikën jugosllave të Maqedonisë".

Njohësit e të drejtës ndërkombëtare theksojnë se vendimet e Këshillit të Evropës janë relevante dhe reflektohen në strukturat e BE-së. Mersel Bllali vlerëson se emërues i gjithë vërejtjeve dhe kritikave që vijnë kohëve të fundit drejt Maqedonisë duke përfshirë edhe këtë të Këshillit të Evropës, është presioni ndaj drejtuesve të shtetit për indiferencën që ka ndaj zgjidhjes së problemit të emrit.

"Jam i mendimit se kjo është edhe një hallk në presionin politik dedikuar udhëheqësisë së Maqedonisë duke pasur parasysh se ditë më parë kishim raportin e Stejt Departamentit, mandej kishim vizitën e kryetarit të shtetit në Kanada i cili nuk u prit nga asnjë funksionar zyrtar i atjeshëm mandej raportin e Fridem Haus dhe tani kjo, pra emërues i përbashkët i gjithë këtyre është presioni politik për shkak të indiferencës dhe heshtjes së udhëheqësisë së Maqedonisë lidhur me emrin", tha Mersel Bilalli, profesor i të drejtës ndërkombëtare.

Kjo iniciativë e parlamentarëve të Këshillit të Evropës do të integrohet në raportin e post monitorimit të Maqedonisë nga ana e Komisionit për përcjelljen e obligimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe do të jetë si bazë për raportin e BE-së. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form