keshilliTë majtët kërkesë Bashës: Hap derën e kyçur të këshillit

Report TV 2015-08-21

Views 1

Një situatë e pazakontë, dhe e paprecedentë po ndodh brenda në Bashkinë e Tiranës. Këshilltarët e majtë të PS e LSI kanë shkuar që prej orës 10: 30 në bashki për mbledhjen e këshillit bashkiak ku do të shqyrtohej kërkesa për shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak, Njazi Kosovrasti.

Kërkesa është bërë nga këshilltarët e majtë, PS e LSI, që kanë shumicën në këshill dhe mbledhja ishte paralajmëruar dhe njoftuar edhe nga sekretari i këshillit bashkiak Behar Zenelaj dhe ishin në dijeni dhe bashkia dhe kryetari Lulzim Basha.

Në orën 11:00 kur këshilltarët bashkiak të së majtës, PS e LSI kanë dashur të nisin mbledhjen kanë parë se dera ishte e mbyllur dhe i ishte ndryshuar brava. Gazetari Arben Hasanaj verifikoi derën e kyçur të këshillit bashkiak. Ai ka mundur të hyjë me forcë në bashki ndërkohë që gazetarë dhe kamera të grupeve të tjera xhirimi nuk janë lejuar nga policia bashkiake të hyjnë brenda. Sekretari i këshillit bashkiak Behar Zenelaj konfirmoi për TVA1 REPORT lajmin se gjatë natës ishin ndryshuar 3 herë bravat si dhe paswordet e kompjuterave.

Pas një situate të tensionuar që ka zgjatur përreth 40 minuta, gazetarët kanë mundur të hyjnë brenda me ndihmën e këshilltarëve të majtë të cilët kanë shtyrë policët bashkiakë tek dera duke liruar kalimin. Madje ka pasur dhe shtyrje fizike. Gazetarët dhe 31 këshilltarët e majtë ndodhen në paradhomë, ndërsa nuk mund të hyjnë në sallën e këshillit bashkiak pasi dera është e kyçur

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS