Sot Papa i nderit, Benedikti XVI, rikthehet në Vatikan, për të banuar siç ishte njoftuar prej kohe.
Benedikti XVI kthehet, ashtu siç shkoi, me helikopter, rreth orës 16.30-17.00, nga Kastel Gandolfo, ku banoi tre muaj deri në pritje të sistemimit në ish-manastirin e klauzurës në Vatikan, pas Bazilikës së Shën Pjetrit.
Lajmi është bërë i ditur për mediat, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Atë Federiko Lombardi.
Gazetarëve, që e pyetën për të rejat e fundit lidhur me shëndetin e Benediktit XVI, Lombardi u përgjigj se është i moshuar dhe ligështuar nga vitet, por nuk ka asnjë sëmundje".
Më 11 shkurt Papa Benediktit XVI-të njoftoi dorëheqjen nga froni i Pjetrit në Vatikan duke hyrë në historinë e njerëzimit për dorheqjen e tij nga Kreu i Kishës Katolike.