Në qytetin e Lezhës mungon tërësisht sistemi i adresave. Sipas qytetarëve është thuajse e pamundur të gjesh vendbanimin e një familje. Nga pallatet e vjetra janë fshirë të gjithë numrat identifikues, disa nga koha, disa nga ndërhyrjet me shtesa e suvatime të vetë banorëve. Ndërsa pallatet e reja identifikohen vetëm nëpërmjet emrave të ndërtuesve.
Sistemi i adresave në Lezhë duhet të unifikohet në sajë të bashkëpunimit mes Bashkisë dhe qytetarëve, deklarojnë lezhjanët, ku sipas tyre bashkia duhet të vendosë numrat e apartamenteve e ndërsa banorët emrat e familjeve në dyert e tyre.
Ndonëse nga Ministria e Brendshme në gusht 2011 u premtua se brenda vitit 2012 do të kishte një sistem unik adresash në të gjithë Shqipërinë, në lezhë janë vendosur emërtimet e rrugëve dhe shesheve, por ende nuk është realizuar faza e numërtimit të banesave.