Selmani: Talibanizimi i hapësirës mediatike

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Me miratimin e propozim-ligjit për mediumet, pushteti dëshiron talibanizimin e hapësirës mediatike në Maqedoni. Kështu vlerëson njeriu i parë i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani. Në tribunën e sotme kushtuar vetë-rregullimit në gazetari, ai theksoi se bëhet fjalë për proces të patjetërsueshëm sepse me vetë-rregullimin, pronarët e mediumeve, redaktorët dhe gazetarët do jenë përgjegjës për respektimin e standardeve profesionale dhe etikës.

"Nëse vet nuk rregullohemi, atëherë do të rregullohemi me ligj. Qeveria ofron ligj me të cilin imponon rregullim të fortë në media, i cili seriozisht mund të cenoj lirinë e medias. Më ketë ligj bëhen përpjekje që normat etike të bëhn ligj. Kjo është në kundërshtim me idenë e vet-rregullimit, i cili nënkupton bashkim të vullnetshëm të profesionistëve ët medias për zbatimin e standardeve etike dhe këto standarde nuk të imponohen me ligj", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Ambasadori i Britanisë në vend, Kristofer Ivon porositi gazetarët se ata duhet të kyçen në këtë proces për ngritjen dhe respektimin e standardeve etike.

Kristofer Ivon, ambasador i Britanisë së Madhe
"Kam një porosi për të gjithë gazetarët, redaktorët dhe pronarët. Qëndroni të kyçur, mos u largoni nga debati, sepse nëse thoni se asgjë nuk mundeni të bëni vetë, atëherë edhe gjasat tuaja për të arrit diçka, vërtetë janë të vogla".

Nga Këshilli etik i Kosovës që është formuar në vitin 2005 me ndihmën e OSBE-së, kolegëve të tyre nga Maqedonia u ofruan mbështetje dhe uruan të jenë të qëndrueshëm në betejën për hapësirën e tyre në mediume.

"Ky këshill i trupave rregullativ i cili i mbledh gazetat dhe agjencitë e lajmeve si dhe portalet. E kemi në Kosovë edhe Komisionin e pavarur të mediave i cili është organ shtetërorë, ata merren me radiot dhe televizionet. E pse njerëzit në Kosovë janë të interesuar ti paraqiten këshillit i cili deri më tash ka zgjidhur mbi 180 ankesa. Ky këshill ia ka kthye mbrapsht tre kryetarëve të shtetit ankesat duke i shpallur të pafajshëm gazetarët", tha Nehat Ismaili, Këshilli etik i Kosovës

Derisa gazetarët diskutojnë rreth vetë-rregullimit, pushteti përgatiti ligj me të cilin, sipas një pjese të analistëve vendorë dhe ekspertëve të mediumeve, nëse ai miratohet në formën e tanishme siç është propozuar, le hapësirë serioze për censurë në mediume. Miratimi i ligjit është shtyrë për dy muaj, deri sa të harmonizohen qëndrimet mes gazetarëve dhe qeverisë. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form