Dy karabinierë u plagosën paraditen e sotme në një shkëmbim zjarri përpara Pallatit Kixhi në Romë, ku ndodhen zyrat e kryeministrisë. Të shtënat me armë ndodhën ndërsa qeveria e kryeministrit Enrico Letta dhe kabineti i tij bënte betimin para presidentit Giorgio Napolitano, në pallatin presidencial rreth një kilometër larg vendngjarjes.
Menjëherë është ndaluar autori i të shtënave me armë. Një nga dy karabinierët ka marrë plumb në qafë, dhe gjëndja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. Një tjetër është plagosur në këmbë por gjëndja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.
Luigi Preiti, ishte personi që hapi zjarr duke qëlluar me armë 6 herë në drejtim të një grupi të forcave policore italiane, nga të cilët dy mbetën të plagosur dhe po ashtu iu përgjigjën me zjarr duke e plagosur. Personi mendohet të ketë çrregullime mendore. Ai u arrestua.
Kjo ka shkaktuar panik në të gjithë Romën dhe janë marrë të gjitha masat në sheshin para godinës së kryeministrisë, ndërsa qindra policë kanë dalë në rrugë për arsye sigurie. Kanë nisur të evakuojnë dhe turmën që kishte ardhur të shohë ceremoninë.
Një kalimtare po ashtu u plagos, nga të shtënat e Preitit.