DURRES - Kryeministri Berisha e quajti akademikun Rexhep Qosja "fosile e botës së vjetër sa i takon anës parimore" ndërsa koalicionin e majtë grumbullim i bijve të etërve të bllokut të grupuar dhe struktur në një betejë të përorshme kundër realitetit të sotëm shqiptar."
"Në prani të një grupi pak a shumë liberal hapet çështja: Sali Berisha e Enver Hoxha, dhe ky bashkë me avokatin mahnitën të pranishmit se Enver Hoxha bëri shtet, këtë pikëpamje. Këtë tezë e përhap dhe Qosja që është një fosile e botës së vjetër sa i takon anës parimore. "Vdekja vjen prej syve të tillë" është kryevepër e tij, por mendimet e tjera i ka nga më të mykurat. Ai hapi tezën se Enveri bëri shtet dhe në darkë, kur e pyetën avokatin i thonë: Po mirë ti i bëre kaq vite burg. Përgjigjja ishte më futi por me ligj. Pse i them këtu- vazhdoi më tej kryeministri "bijtë e etërve të bllokut janë grupuar, strukturuar në një betejë të përorshme kundër realitetit të sotëm shqiptar.