Rama: Do çlirojmë pronat në bregdet do japim edhe çertifikatat e tokës

Report TV 2015-08-21

Views 3

Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha sot në konferencën rajonale të Vlorës se me ardhjen e PS-së në pushtet, në zonat rurale, do të jepet çertifikata e pronësisë mbi tokën për të gjithë fermerët, ndërsa në zonat bregdetare, do të zgjidhet çështja e pronësisë përgjatë gjithë vijës bregdetare, për të mos lejuar më që të mbahet e pushtuar me leje të falsifikuara.

"Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të ketë zhvillim rural pa mbyllur gjithë këto vite, pronësinë mbi tokën", - tha kryesocialisti Rama -"Zotohemi se do japim çertifikatën e tokës atyre që kanë mbi 20 vjet që e punojnë dhe nuk kanë të drejtën e pronës, ndërsa në bregdet, kemi në prioritet të rëndësishem, të ngremë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit që do merret me mbrojtjen e territorit në gjithë bregdetin shqiptar, që është lënë në inercinë e një rrënimi të vazhdueshëm.
Do zgjidhim çështjen e pronësisë përgjatë gjithë bregdetit dhe nuk do lejojmë që të mbahet i pushtuar me leje të falsifikuara nga një agjensi me njerëz që e kanë parë detin për herë të parë ndërsa gjyshërit e stërgjyshërit e tyre s'e kanë parë kurrë.

Partia Socialiste organizoi sot në Vlorë, konferencën rajonale të programit të saj. Kryetari i PS-së shtjelloi me radhë, të gjitha pikat e programit socialist për ekonominë, shëndetësinë, taksat etj.RAMA: DEGJUAM BERISHEN QE BERTISTE NE RADIO SIKUR KISH HUMBUR LEKET NE BANKAT E QIPROS

Kryetari i PS-së, Edi Rama, e mori fjalën rreth orës 13:25 duke e nisur me humor: Duke ardhur rrugës për në Vlorë me Vangjush Dakon, dëgjuam Berishën që bërtiste në radio për punësimin...E Vangjushi më pyeti: "Po ç'ka ky që bërtet sikur ka humbur lekët në bankat e Qipros?!"

NGA DURRESI NE RROGOZHINE, 64 SHTYLLA RENE PERTOKE

"Vendet e punës së Saliut janë të padukshme, sepse nuk po i shohim ku janë", - tha Rama. - "Kam numëruar rrugës, që nga kthesa e Durrësit deri në Rrogozhinë, 64 shtylla të rëna përtokë. Këtu nuk njeri as të shkulë ato që kanë rënë, jo të ngulin të tjera".

RAMA: SALIUT, PAS 13 VJETESH NE PUSHTET, IDENE IA JEP ...GRUAJA E NJE FERMERI

"Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të ketë zhvillim rural pa mbyllur gjithë këto vite, pronësinë mbi tokën", - tha Rama -"Zotohemi se do japim çertifikatën e tokës atyre që kanë mbi 20 vjet që e punojnë dhe nuk kanë të drejtën e pronës".

Dhe, duke imituar një bisedë të Kryeministrit, Rama tha: "Shkova tha në një fermë dhe gjeta atje ca lopë të jashtëzakonshme që nuk m'i kish zënë syri ndonjëherë. Z.Kryeministër, më tha gruaja e fermerit, lopët janë mirë, por s'kemi teknikë, na duhet arsim profesional. Dhe gruaja e atij fermeri më dha idenë gjeniale që të mendoj për arsimin professional. Urdhëroni: 5 vjet President, 8 vjet kryeministër dhe I dha idenë, gruaja e fermerit!"

PS GARANTON KUR DO TË VIJË NË PUSHTET

Kryesocialisti shpalosi programin e PS-së për Vlorën: " Për ne ka një prioritet të rëndësishem, të ngremë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit që do merret me mbrojtjen e territorit në gjithë bregdetin shqiptar, që është lënë në inercinë e ...

Share This Video


Download

  
Report form