Numri i të papunëve në Spanjë ka arritur shifrën 6 milionë, thotë raporti i fundit i Istitutit Kombëtar të Statistikave.
Tashmë një në katër persona në vendin mesdhetar janë aktualisht të papunë dhe sipas Insititutit të Statistikave pritet, që numri të rritet edhe më lart.
Të dhënat zyrtare treguan se shifra e papunësisë në tre muajt e para të vitit 2013 u rrit me 27% , e cila është më e larta në dhjetëvjecaret e fundit.
Recensioni u thellua më tej në muajit e fundit duke detyruar konsumatorët dhe bizneset që të shpenzojnë më pak.
Gjithashtu shkalla e lartë e papunësisë po çon në një shterim të mundshëm të shpresave për të kërkuar punë sidomos nga moshat nga 18 deri në 24 vjec.
Ministria e Punës thotë se norma e papunësisë në Spanjë është dy here më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian.