Virusi i zbuluar në Kinë është vdekjeprurës

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

Shkalla e vdekshmërisë nga gripi i ri i shpendëve që po përhapet me shpejtësi në Kinë është të paktën 20 për qind. Virusi i llojit H7N9 muton tetë herë më shpejt se sa viruset e tjera të gripit. Këto janë paralajmërimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që këto ditë po e studiojnë intensivisht shkaktarin vdekjeprurës për të cilin ekziston frika se së shpejti mund të bartet nga personi në person. "Virusi i ri i gripit të shpendëve në mënyrë të konsiderueshme më e lehtë bartet nga shpendët tek njerëzit, se sa që ishte rasti me llojin e virusit të mëparshëm H5N1," paralajmëruan ekspertët.

"Të gjithë e pamë rrezikun e virusit H5N1. Kishte një vdekshmëri shumë të lartë. Mirëpo, virusi i ri është padyshim një nga më vdekjeprurësit që është paraqitur ndonjëherë", deklaroi Keixhi Fukuda, ndihmësdrejtor i OBSH.

Shkencëtarët me kujdes po analizojnë strukturën e virusit dhe po tentojnë të zbulojnë nëse ai mund të shkaktojë epidemi masive në kontinentin aziatik dhe më gjerë. Ekspertët mjekësorë janë të shqetësuar se zogjtë e infektuar shpesh nuk tregojnë shenja të infektimit. Deri tani ky virus infektoi rreth 100 persona në Kinë. Njëzet prej tyre vdiqën, kurse më shumë se gjysma janë në gjendje kritike. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form