Arvizu: Me këtë KQZ, zgjedhjet s'bëhen, duhet të rikonstituohet

Report TV 2015-08-21

Views 0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë politikën shqiptare se më përbërjen aktuale të KQZ, nuk mund të mbahen zgjedhjet e 23 qershorit. I ftuar në emisionin " 5 pyetjet nga Babaramo" në Tv A1Report, kryediplomati amerikan në Tiranë shprehu shqetësimin për politizimin e institucioneve në Shqipëri, ku rrezikun më të madh për procesin e ardhshëm zgjedhore, sipas tij e paraqet Komisionini Qendror i Zgjedhjeve.

Duke komentuar raportin e DASH ambasadori Arvizu tha se refomart kanë mbetur në vend, ndërsa nënvizoi me shqetësim varësinë politike edhe të SHISH dhe institucionit të presidentit.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës ka qenë reagimi i ambasadorit Arvizu pas vendimit për 21 janarin.

Ndarja e LSI-së nga PD-ja nuk ishte një habi, për kryediplomatin amerikan. Ai ka konfirmuar në intervistën për gazetarin Ilir Babaramo se bashkimin mes dy aleatëve te dikurshëm të majtë e ka marrë vesh, vetëm nëpërmjet mediave.

Share This Video


Download

  
Report form