Kina dhe Japonia tensione lufte për ishujt e Kinës lindore

Report TV 2015-08-21

Views 13

Vijon të jetë shumë i lartë tensioni midis Kinës dhe Japonisë. "Japonia do të përgjigjet me luftë nëse bëhet ndonjë përpjekje e Kinës për të hyrë në ujërat e diskutuara në Detin e Kinës Lindore", - paralajmëroi kryeministri japonez Shinzo Abe.
Komentet e tij erdhën pasi tetë anije të flotës bregdetare kineze lundronin në afërsi të ishujve të Detit të Kinës Lindore, që të dy vendet aziatike pretendojnë.

Qeveria japoneze do t'i mohojë atyre lejen për të zbarkuar në ishuj, dhe se do të largohen me forcë bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare në raportimet e tyre online.
Ishujt, të cilët pretendohen nga të dyja vendet kanë rëndësi strategjike për rrugët e lundrimit, duke ofruar zona të pasura me peshk, si dhe të tjera të pasura me naftë.
Ishujt, të njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë, kanë qenë për një kohë të gjatë, burim tensioni për të dy shtetet të cilët këmbejnë reagime të ashpra në lidhje me pretendimet e tyre mbi grupin e vogël të ishujve.
Ministria e jashtme e Japonisë në një njoftim të saj i konsideroi si "akte lufte" lëvizjet e marinës luftarake kineze.
Ndërkohë Washingtoni po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet midis dy vendeve, pasi Japonia konsiderohet si aleatja me e fortë e Amerikës në kontinentin aziatik.

Share This Video


Download

  
Report form