Myftinia e Elbasanit në do të nis ndërtimin e xhamisë së Ballies, e cila do të ndërtohet përbri teatrit "Skampa". Kjo xhami do të ndërtohet më kontributet e besimtarëve myslimanë nga ky qytet dhe nga donatorë të ndryshëm, të cilat kapin vlerën e 900 mijë euro. Hapësira e saj do të jetë 600 metër katror dhe në të do të përfshihet modernia me klasikiken.
"Me anë të këtij investimi do të perfshihet ndertimi i një parkingu të nëndheshëm, salla e konferencave dhe zyra në shërbim të veprimtarisë së saj", u shpreh Mytiu i Elbasanit Agim Duka. Xhamia do të jetë mjaftueshme për besimtarët mysliman dhe se do të përshtatet edhe me ambjentet që do të jenë përreth saj . Myftiu pohoi se projekti i ndërtimit të Xhamisë do tëzbatohet në fillim të muajit maj.
Xhamia e "Ballias" u prish në vitin 1967 në kohën e regjimit komunist, ashtu sic u prishën shumë objekte kulti në të gjithë Shqipërinë por tashme me anë të projektit të ri ndërtues, kjo Xhami do të rindërtohet sërish per ti sherbyer besimtareve muslimane të rrethi tw Elbasanit.