Topi i përgjigjet Berishës: S'bëjmë aleancë, të vetëm në zgjedhje

Report TV 2015-08-21

Views 1

"Nuk bëjmë aleancë parazgjedhore me asnjë nga partitë e vjetra,dhe në emër të parimeve dhe seriozitetit mbi,të cilin jemi krijuar mund të dalim të vetëm në zgjedhje",kështu ka deklaruar nga Korca kryetari i Frymës së Re Demokratike,Bamir Topi gjatë një takimi të hapur me mbështetës të kësaj force politike në rajonin juklindor.Ndërsa ka mohuar një ftesë zyrtare për aleancë nga PD,Topi ka deklaruar gjithashtu se e rëndësishme për forcën që ai drejton është ,jo futja në skemën e koalicioneve,por qëndrueshmëria e parimeve.

"Afati natyrisht që është data 23,padyshim që ekzistojë edhe dy ditë për të marrë një vendim,por para se të futemi në skema unë ju them edhe njëherë që për ne është shumë e rëndësishme qëndrueshmëria dhe forca e parimeve mbi të cilat është ngritur kjo parti politike.Ne jemi shprehur qartë,jemi shprehur nga forumet që FRD-ja nuk do të bëjë aleancë parazgjedhore me asnjë nga partitë e vjetra.Jemi duke konsideruar disa oferta reciproke që ju bëhen partive,por nuk përjashtohet edhe mundësia që Fryma e Re Demokratike në emër të parimeve dhe seriozitetit mbi të cilin është ndërtuar mund të hyjë edhe e vetme në zgjedhje".
Duke vijuar më tej kreu i FRD-së ka theksuar se aleanca më e rëndësishme për partinë që ai drejton prej një viti është aleanca me qytetarët,parim që është shpallur që në ditën e themelimit. Mundësitë e vendosjes së rezultateve në tavolinat e drejtuesve të partive politike sipas,Topit janë lënë mënjanë nga Fryma e Re Demokratike dhe cdo gjë do të diskutohet në një takim të hapur me qytetarët.
"Fryma e Re Demokratike është një forcë politike,e cila është në vigjilje të përjetorit të vet të parë të krijimit,por është një forcë politike serioze dhe konkuruese.Ajo që e bën FRD-në të vecantë është qëndresa fortë mbi disa parime.Deri tani ne kemi qëndruar jashtë cdo komenti,apo pazare që konsiderohen pazare të castit.Ajo që kemi thënë qysh në fillim,kur jemi krijuar,por dhe vazhdimisht në komunikim me mediat aleanca më e rëndësishme për FRD-në është aleanca me qytetarët.Praktikisht ne i kemi lënë mënjanë mundësitë e vendosjes së rezultateve në tavolinat e kryetarve të partive politike.Ajo që ne sot e themi me zërin plot është se kjo politikë duhet të ndryshojë në mentalitetin e vet,duhet të ndryshojë në mënyrën e trajtimit të gjërave,dhe unë nuk besoj se ka gjë më të rëndësishme se një ditë që ka të bëjë me ndryshime në jetën politike të vëndit sikurse është dita e zgjedhjeve.Prandaj partitë politike para se të mendojnë ato vënde në parlament që I shohin thjesht si numra,apo si mundësi për të ruajtur dhe marrë pushtetin,duhet ta kthejnë vështrimin tek problemet reale që ka Shqipëria.Problemi më I fortë që ka sot vëndi ynë është cështja e demokracisë funksionale,është cështja e ndërtimit të institucioneve,e forcimit të tyre,për ta kthyer Shqipërinë realisht në një vënd demokratik dhe jo për ta parë si pushtetin e njërit apo tjetrit.Ne kur themi fjalën rotacion nuk kemi parasysh thjesht lëvizjen e njërit dhe ardhjen e tjetrit...

Share This Video


Download

  
Report form