Një zarf anonim me substanca të dyshimta i është dërguar sot, Presidentit amerikan Barak Obama. Po sot, një tjetër zarf i është dërguar senatorit republikan të Mississipit, Roger Wicker, e cila përmbante ricin, një helm vdekjeprurës. Lajmi është konfirmuar nga Senatori Dick Durbin para gazetarëve pasi një grup ligjvënësish u informuan nga FBI-ja.