Analistët: Kriza politike zbehë progresin!

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është një raport negativ dhe nuk përmban asgjë të re nga raportet e kaluara. Kështu vlerësojnë profesoresha Biljana Vankovska dhe ish diplomati Nano Ruzhin. Edhe ai progres i vogël që është shënuar në këtë raport, sipas analistëve është bërë për shkak të nivelit të diplomacisë që ka vet Bashkimi Evropian.

"Nëse duhet që me disa fjalë të përshkruar atë që dje na u tha në raportin e KE-së, unë do të citoja komisionarin Shtefan Fyle, më duket se dha deklaratën më të qartë 'Yes, but...' që d.m.th 'Po, por!!! Atëherë ku në gjuhën diplomatike keni, por dhe tre pika në vazhdim, ajo do të thotë, e para, bie në ujë gjithçka që mund të vlerësohet si notë pozitive, kurse e dyta kjo fjala, 'por' d.m.th pasiguri, flet për punë të papërfunduara, flet për pritje të Brukselit që ne të përfundojmë obligimet tona dhe jo vetëm ato që janë të përditshme për agjendën evropiane por të gjithë ato gjëra që ne ia bëmë shtetit prej 24 dhjetorit të vitit të kaluar e këtej", deklaroi Biljana Vankovska, profesoir universitar.

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin tha se pushteti është duke gënjyer opinionin se raporti është pozitiv, që në fakt, sipas tij i njëjti është me plot kritika.

"Ky është një raport negativ, por për shkak të nivelit të diplomacisë së BE-së, për shkak të stimulimit, ajo në disa pjesë të raportit thotë se ka një progres të caktuar, por derisa vërtet ekziston dëshirë e vërtet nga kryeministri Gruevski dhe Qeveria që Maqedonia të marrë rekomandim për anëtarësim në BE, ai patjetër duhet t'i përvishet punës dhe të fillojë të sillet në mënyrë demokratike me popullin e tij", tha Nano Ruzhin, ish diplomat.

Ruzhin dhe Vankovska vlerësojnë se kryeministrit Gruevski dhe Qeverisë së tij nuk po i besojnë ndërkombëtarët sa i përket zvarritjes së çështjes së emrit.

"Të qëndrojë në fjalët që i ka premtuar, pasi evropianët nuk po i besojnë më, ti përfundojë bisedimet me fqinjin jugor rreth çështjes së emrit, të stabilizojë marrëdhëniet ndëretnike, të ndalojë të bëjë manifestime të ndryshme skandaloze me përmasa nacionaliste, ose në të kundërtën do të dyshojmë se ai ka dëshirë që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së", u shpreh Nano Ruzhinm, ish diplomat.

"Për fat të keq një pjesë e obligimeve janë ato të vjetrat, të cilat vijnë nga jashtë dhe këtu nuk dijë më se në çfarë mënyre duhet të na thuhet se bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Çështja e dytë që mua më shqetëson më tepër është ajo që ne në vend që të punojmë në standardet demokratike dhe kriteret politike, ne po bëjmë hapa prapa", tha Biljana Vankovska, profesoir universitar.

Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle i cili dje prezantoi raportin e Maqedonisë tha se vendi ka shënuar progres duke theksuar se është me rëndësi që të ruhet dinamika e njëjtë edhe në të ardhmen. Fyle porositi dje që të zbatohet marrëveshja e 1 marsit mes mazhorancës dhe opozitës si dhe të formohet Komisioni Anketues për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit në Kuven...

Share This Video


Download

  
Report form