Berisha sfidon SHBA, ndryshon KQZ me votat e 3 socialisteve. Më pas i premton besnikëri

Report TV 2015-08-21

Views 1

Kryeministri Berisha nuk pyet për ndërkombëtarët dhe për më tepër për SHBA, teksa përkundër thirrjeve të tyre ndërmerr rrëzimin e anëtarit të KQZ përfaqësues të ish-aleatit të tij Meta në qeverisjen katër vjeçare, për të emëruar në vendin e tij përfaqësuesin e aleatit traditcional, PR të drejtuar nga Fatmir Mediu.
Pas 12 orë debatesh Parlamenti shqiptar miratoi mbrëmë,(15 prill) në orën 22: 47 minuta, shkarkimin e anëtarit të KQZ, përfaqësues të LSI Ilirian Muho dhe emërimin në vend të tij përfaqësuesin e PR, Klement Zguri.

Mazhoranca e drejtuar nga Berisha me tre votat e ish deputetëve socialistë, përkatësisht Kastriot Islami, Asllan Dogjani e Gjovalin Kadeli si dhe të ish-deputetit të LSI, tashmë i pavarur Dritan Prifti, arriti t'i bënte votat për të rikonfiguruar KQZ, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve dhe përkatësisht të ambsasadorit të SHBA, OSBE dhe BE. Ndërsa përballë kishte bojkotin e opozitës.

Për mbështetjen që i bënë mazhorancës, Kryeministri Berisha iu premtoi atyre "besnikëri dhe bashkëpunim afatgjatë" ndërsa kryetari i PS-së, Edi Rama ka reaguar në Facebook pas votimit: "Kjo ishte njësoj si zgjedhja President në kokë të vet në '96! Ishte fillimi i fundit atëherë, fillimi i fundit ishte dhe sot". Ja momenti i falenderimit

Share This Video


Download

  
Report form