U fut në sallën e operacionit për heqjen e gurit në veshka, por pas 15 vjetësh merr vesh se ajo çfarë i kishin hequr në fakt, ishte veshka. Është kjo historia e një 56-vjeçareje nga Patosi i Fierit, e cila pak ditë më parë ka denoncuar në policinë e kryeqytetit se në moshën 41-vjeçare në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" " i vodhën" veshkën në vitin 1998.
Sheqere Likaj, në një intervistë telefonike për televizionin A1 REPORT! tregon se pas disa shqetësimeve shëndetësore, shkoi në shtetin helen një vit më parë, aty ku jeton edhe vajza e saj për të kryer një vizitë. Do të ishte kjo vizitë, momenti kur 56-vjeçarja mori lajmin tronditës se nuk e kishte veshkën.