Tentativa e grabitjes ka përfunduar tragjikisht në vrasjen e të zotit të shtëpisë, i cili pasi i ka pikasur, është përleshur me ta duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vodhimë të Komunës Dropull i Sipërm në banesën e të moshuarve Magllara. Grabitësit kanë ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së viktimës.