Sela: Shkelja mbi vullnetin e popullit paraqet destabilizim

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Për herë të parë pas marrjes së verdiktit nga populli për kryetar të komunës së Strugë, Ziadin Sela doli para mediave për të falënderuar të gjithë votuesit, që i dhanë mbështetje. Sela përmendi edhe rastet e pa precedent që policia e shtetit ushtroj ndaj disa qytetarëve,dhe burgosjen e një tjetri ndërsa akuzat e VMRO-së dhe LSDM-së për parregullsi të procesit zgjedhor, i quajti si tentim për të destabilizuar Strugën.

"Falënderoj të gjithë qytetarët e Strugës, votuesit e thjeshtë, të cilët ne mënyrë të qetë dhe demokratike, më 7 prill e shprehën vullnetin e tyre dhe më nderuan duke më zgjedhur për kryetar të komunës së Strugës. Falënderoj ato për kulturën e treguar, me gjithë terrorin institucional policor të ushtruar ndaj qytetarëve nga institucionet policore të shtetit, nga njësit speciale. Po përmend disa raste, është burgosja e një vëzhguesi tanë të PDSH-së në Oktis. Është maltretimi i një 20 vjeçari në Oktis, terrori psikik i ushtruar ndaj këtij të riu, të cilit i kanë ndejtur mbi kokë me dhjetëra forca të njësisë speciale në sy të nënës vë vet", deklaroi Ziadin Sela, fitues i zgjedhjeve në Strugë.

Sela gjithashtu akuzoi edhe përfaqësuesit e lartë shtetëror dhe komisionarët e VMOR-DMNE-së
të cilët kanë tentuar të falsifikojnë duke skanuar fletë votimi,të cilët kanë përdorur vulat e një njësie që është etnikisht me maqedonas. Këto veprime ai i quajti tentim për të shkelur mbi vullnetin e popullit që mund të çoj në destabilizimin e vendit.

"Patjetër dua të përmend edhe tentimin për falsifikim të bërë nga ana e institucioneve shtetërore, më c'rast në katër vendvotime janë skanuar fleta votimi,të cilët kanë të përdorur vulën e njësisë zgjedhore të f. Vishnjës, një vend etnikisht i pastër me maqedonas. është fakti që në të katër qendrat e votimi,vëzhgues kanë qenë përfaqësues të lart shtetëror dhe funksionar shumë të lartë të VMRO-DPMNE-së", tha Sela.

Kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela në Strugë fitoi 20 mijë e 770 vota kundrejt 15 276 votave të kandidatit të koalicionit VMRO-LSDM-së Vlladimir Koçovski. Durim Etemi

Share This Video


Download

  
Report form