PS-LSI, llogaritë për 23 qershor edhe 28 mijë vota për 81 mandate

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Socialistët pas arritjes së koalicionit me LSI llogarisin që në zgjedhjet e 23 qershorit të arrijnë në shifrën e 81 deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Duke shtuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, ku bashkërisht kishin 69 deputetë përkundrejt 71 të PD dhe aleatëve të saj, plot 12 deputetë, që do ta afronte afër shumicës së cilësuar prej 84 votash, me të cilën mund të arrijnë dhe miratimin e shumë ligjeve, madje dhe ndryshimin e Kushtetutës së vendit. Dhe për këtë rezultat të lartë koalicioni i opozitës së bashkuar duhet që të marrë vetëm 28 290 vota mbi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, vota këto që përkthehen në 12 mandate shtesë duke e lënë PD dhe aleatët e saj me 59 deputetë, afërsisht aq sa kishte PS dhe aleatët e saj pas zgjedhjeve të qershorit 2005, kur PD erdhi në pushtet. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form