TIRANE- Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku ishte planifikuar shqyrtimi i ndryshimeve në Kodin Civil nuk është zhvilluar për shkak se përfaqësuesit e opozitës nuk ishin të pranishëm. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi e quajti, "turp" dhe "veprim të papranushëm" qëndrimin e opozitës, të cilët kanë kërkuar vetë rishikimin e kodit, (sipas Halimit) ndërsa vazhdojnë të luajnë rolin e bllokuesit.
"Më vjen keq që të gjithë ne deputetët e PD-së ishin sot këtu. Ministri ishte këtu, ishin dhe përfaqësues të EURALIUS ndërkohë që ata që paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk erdhën në komision për të kryer detyrën e tyre. Funksioni i tyre bllokues siç ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve vazhdon të jetë bllokues.
Ata i thanë sot jo të gjithë ekspertëve europianë që ishin këtu, përfaqësuesve të bizneseve, shoqatave të bankave, konfindustrisë. Minimumi 30 mijë shqiptarëve që mund të kursejnë 30 mijë lekë në vit. Sjellje e papranueshme dhe e patolerueshme për çdo deputet"- tha Halimi. (ad.ti/shqiptarja.com)