TIRANE - Vendimi i dy partive kryesore të majta, PS të udhëhequr nga Edi Rama dhe LSI e udhëhequr nga Ilir Meta për hyrjen në zgjedhje me një koalicion parazgjedhor, duke mos llogaritur konsumimin 8 vjeçar të pushtetit nga ana e Berishës dhe bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit 2011, opozita do të merrte 78 mandate deputeti, duke e katandisur mazhorancën në 62 mandate.
Përmes një përllogaritjeje shumë të shtrënguar, duke mbledhur votat e PS dhe aleatëve të saj në të 12 qarqet e vendit, bashkë me ato të LSI, vota këto të marra në zgjedhjet e fundit vendore rezulton se opozita është 16 mandate deputetësh në avantazh.
Një rezultat që dhe nëse qëndron në këto shifra, pra në ato vota të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, fitorja e së majtës, pas largimit të Ilir Metës nga qeveria e Berishës dhe bashkimi me opozitën është e thellë. (ad.ti/shqiptarja.com)