Pas mbarimit të mbledhjes së Grupit, deputeti socialist Saimir Tahiri u shpreh oprimist për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me LSI-në. në të njëjtin mendim me liderin e opozitës, Tahiri tha për t'i dhënë shqiptarëve programin e "Rilindjes" ka një premisë morale për të fituar zgjedhjet. "Ne duam t'i japim shqiptarëve programin që e kemi hartuar bashkë me ta. Premisa është fitorja e zgjedhjeve. Sali Berisha ka gjithmonë një skenar për të deformuar. Kjo ftesë është premisa më morale për të realizuar programin për Rilindje", u shpreh Tahiri. Ndërsa për largimin nga PS të deputetit Asllan Dogjani, Tahiri tha: Më vjen keq për Asllanin. Shpresoj të mos ketë dalë nga këtu për të hyrë në ndonjë derë tjetër". (ad.ti/shqiptarja.com)