Qeveria pa LSI-në, Rama: Ftoj Metën për koalicionin e fitores!

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE - Nga tavolina e rrumbullakët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lideri i opozitës Edi Rama, i është drejtuar publikisht dhe në mënyrë të drejtëpërdrejt kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta me ftesë për t'u bashkuar në koalicion parazgjedhor me socialistët.

"Në emër të interesit të PS-së për të instrumentalizuar përmes qeverisjes progamin për "Rilindje" dua të shpallim hapjen e një politike për bashkëpunim me LSI-në. Për të fituar zgjedhjet, tanimë që largimi nga qeveria është pranuar nga vetë kundërshtari ynë, Sali Berisha!" Me këtë motavacion, numri një i opozitës argumentoi ftesën ndaj kësaj force, aleates në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike prej shtatorit të 2009-ës. Para deputetëve të tij, Rama tha se ky bashkim nuk duhet t'i trembë, ndërsa theksoi se e shkuara i ka dhënë PS-së të gjitha mësimet e nevojshme për të mos përsëritur gabime që në këto 8 vjet i kanë kushtuar të mjatës shqiptare.

"Nuk pres që të gjithë t'më jepni të drejtë, unë pres të më kuptoni që unë dua të fitoj për të gjithë ju, për t'i ndryshuar gjërat. Le të shkojmë përpara pa asnjë ngurim. Ne jemi Partia Socialiste, jemi për të fituar, jo për të ngruruar atëherë kur duhet të udhëheqim", iu drejtua Rama deputetëve socialistë në mbledhjen e Grupit Parlamentar, të zhvilluar vetëm pak momente pasi përfundoi takimi me kryesinë e PS. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form