KF 'Shkupi' i kërkon falje KF 'Bashkimit'

alsatmtv 2015-08-21

Views 19

Ministria e Punëve të Brendshme akoma po heton incidentin e ditës së diel pas ndeshjes Shkupi-Bashkimi, ku u u lëndua rëndë një lojtar i Bashkimit dhe u rrahën disa tifozë të po këtij ekipi. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se tani për tani nuk kanë informata konkrete për autorët. Zyrtarët e klubit Futbolistik 'Shkupi' kërkuan falje publike ndaj klubit "Bashkimi", duke e dënuar aktin vandal dhe duke bërë thirrje që të zbardhet rasti.

"Kisha dashur që menjëher, në emër të KF Shkupit, të ju kërkoj falje KF Bashkimit për ngjarjet që ndodhën pas përfundimit të ndeshjes. Edhe pse ne si kryesi tentuam që kjo ndeshje të kalon ashtu si i ka hije, në fund morri një kahje tjetër të cilën nuk e dëshiruam as ne, po sigurisht as spektatorët e pranishëm. Një pjesë e publikut doli nga kontrolli, sigurisht se ishte një gabim i madh, sepse dëmet dhe pasojat do ti ketë KF Shkupi", deklaroi Nexhat Shabani, drejtor sportiv i K.F. 'Shkupi'.

Gjatë ditës së djeshme reagoi edhe klubi nga Kumanova "Bashkimi" dhe tifozët e tyre "Ilirët". Ata kanë akuzuar K.F. 'Shkupin' si përgjegjëse për incidentet, për shkak të organizimit të dobët.

'Kryesia e KF "Shkupi" është fajtore e drejtpërdrejt për gjithçka që ndodhi, meqë nuk bëri organizimin e mirëfilltë dhe nuk ofroi kushte minimale të sigurisë. Çdo eskalim i situatës bie mbi organizatorin e ndeshjes, si dhe ndaj personave tjerë që nuk e shfrytëzuan autoritetin e tyre për zbutjen dhe relaksimin e situatës. Kërkojmë urgjentisht që klubi i Shkupit të dënohet rëndë për organizimin teje të dobët, të gjithë pjesmarrësit në aktet vandale të dënohen dhe të ndjeken penalisht. Vetëm kur kjo do të ndodhë do të ketë edhe arsye edhe shkak që gara sportive të vazhdojë.'

Në ndeshjen e fundit që u zhvillua të dielën në Çair mes Shkupit dhe Bashkimit, atmosfera në tribuna gjatë tërë kohës ishte e tensionuar, ndërsa ajo doli nga kontrolli pas përfundimit të ndeshjes, kur mbeti i lënduar rëndë një lojtar dhe disa tifozë të Bashkimit. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form