Tubimi i AK-së në Elbasan, Spahiu sulmohet me vezë e mjete të forta

Report TV 2015-08-21

Views 2

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është sulmuar gjatë tubimit të kësaj force politike në qendër të qytetit të Elbasanit nga dy persona. Ka qenë fundi i fjalimit të Spahiut, kur dy persona i janë afruar dhe më pas e kanë qëlluar me vezë dhe me mjete të forta. Vetë Kreshnik Spahiu e pohon këtë fakt duke thënë" "Ishin dy persona të cilit kërkonin të prishin vijueshmërinë normale të tubimit dhe këta mjeranë do të ndëshkohen nga turpi që i kenë bërë Shqipërisë".
SPAHIU: NUK U GODITA FALE SIMPATIZANTEVE
Vetë Spahiu u shpreh për A1Report!: "Siç ndodh tani, që çdo qytet i Shqipërisë po mbulohet kuq e zi, duke shmangur flamujt blu, po zhvillonim mitingun tonë për 7 prillin. Gjatë fjalës sime, u tentua dy herë të goditem me mjete të forta; u hodhën gurë, tulla, leva drejt neve. Falë simpatizantëve tanë, nuk u godita. Kanë qënë dy persona që në kohë të ndryshme tentuan të më godisnin, në sytë e policisë që heshtte dhe nuk vepronte, që u afruan deri tek podiumi për të më goditur".
POLICIA ELBASAN: TUBIMI, I PALIGJSHEM
Ndërkaq, i kontaktuar nga gazetari i televizionit A1 REPORT, Andi Qosja, zëdhënësi i policisë së Elbasanit, tha se tubimi i AK-së ishte i paligjshëm dhe ky subjekt politik nuk kishte leje që të zhvillonte aktivitet në ambient të hapur sepse nuk mund të sigurohej aktiviteti në sheshin "Genshe". Më tej policia shpjegon se, ky aktivitet duhej të zhvillohej në Pallatin e Sportit "Tomorr Sinani", prandaj do të merren në pyetje përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi, pasi kanë detyruar persona të ndryshëm të marrin pjesë në tubim.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form