TIRANE - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin një ndihmë financiare prej 1 milion USD për organizimin e zgjedhjeve të të lira dhe të ndershme në Shqipëri, 1 milion USD që janë fokusuar në projekte konkrete sipas metodës amerikane të punës. Këtë fakt e bëri të ditur sot, ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, duke treguar njëherësh edhe tre fushat ku qeveria amerikane do të ofrojë ndihmë.
(ad.ti/shqiptarja.com)