KQZ: Votime dhe në ambiente private, PS: Minohet procesi

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka propozuar 132 qendra votimi në ambiente private si banesa e lokale për pesë qarqe të vendit. Ky draft i cili pritet të shqyrtohet në komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë kësaj jave është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genc Gjoncaj i cili duke iu referuar Kodit Zgjedhor tha se qendrat e votimit nuk mund të ngrihen në këto ambiente pasi ka rrezik për manipulim. Ai solli në vëmendje zgjedhjet e 2009 dhe 2011 ku votimet në Kamzë dhe Paskuqanit kanë qene mjaft problematike për shkak të vend votimeve në ambiente private. (ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form