Sot, Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar "Rispedal", ku u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 - shtetas për konsumim të veprave penale të "Kondrabandës së mallrave që paguhet në akcizë", "Kondrabanda e mallrave të licensuar", "Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kondrabandë" si dhe "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë". Në kuadër të këtij operacioni policor, i realizuar me pjesëmarrje dhe koordinim të strukturave të Krimit Ekonomik - Financiar, Sektori i Operacioneve Speciale dhe nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme medikamentesh të futura përmes Pikës së Kalimit Kufitar Durrës duke ju shmangur kështu detyrimeve doganore dhe detyrimeve tatimore. (ad.ti/shqiptarja.com)