Cërvenkovski nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Zgjedhjet e djeshme lokale në vend nuk kanë qenë korrekte dhe demokratike. Kështu vlerësoi lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski në pres konferencën e fundit pas mbylljes së procesit të votimit. Ai paralajmëroi mospjesëmarrje të mundshme të LSDM-së në raundin e dytë për shkak të, parregullsive në procesin zgjedhor. Qëllimi i tyre, theksoi Cërvenkovski, janë zgjedhje të parakohshme.

"Ishim dëshmitarë gjatë gjithë periudhës së kaluar në presione dhe kërcënime të papara, në parregullsi në listën zgjedhore, në keqpërdorimin e mjeteve buxhetore dhe me këtë dëshirojë të porosisë se të gjitha parregullsitë që u evidentuan ose të cilat ende do të evidentohen derisa nuk zbardhen, për ne të gjitha opsionet janë të hapura, përfshirë këtu edhe bojkotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale", tha Branko Cërvenkovski -- kryetar i LSDM-së.

Kryetari i LSDM-së Cërvenkovski akuzoi se në gjithë periudhën e zgjedhjeve kanë ndodhur kërcënime, shantazhe dhe presione, parregullsi në Listën zgjedhore, keqpërdorime të mjeteve buxhetore. Cërvenkovski nuk mbeti edhe pa falënderuar të gjithë qytetarët të cilët votën e tyre e dhanë për opozitën dhe u uroi, siç tha, për guximin e tyre. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form