ODIHR, jo vëzhgues shtesë në Kërçovë dhe Strugë

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Zëdhënësi i Misionit vëzhgues zgjedhor të OSBE/ODIHR Thomas Rymer njoftoi se në raportin paraprak të kësaj organizate do të përfshihet jo vetëm ecuria e procesit zgjedhor por edhe ankesat dhe shkeljet që do të verifikohen me bazë. Në një intervistë për Alat M, Rymer sqaroi se OSBE/ODIHR nuk është institucion që gjykon shkeljet dhe ankesat, por fokusi i saj do të orientohet drejt vlerësimit se si do t'i shqyrtojnë institucionet tona.



"Ne vëzhgojmë se si institucionet, organet juridike dhe qeveritare i shqyrtojnë këto ankesa. Ne vlerësojmë performancën e tyre, në përputhje me përgjegjësitë që kanë në kuadër të sistemit. Çështja tjetër e rëndësishme është ajo se ankesa mund të bëhen për situata të ndryshme, por këto ankesa duhet të verifikohen nëse janë autentike apo jo", tha Sinkron Thomas Rymer, zëdhënës i OSBE/ODIHR.



Nga ana tjetër zëdhënësi i OSBE/ODIHR Thomas Rymner siguroi se vlerësimi i procesit zgjedhor do të bëhet në mënyrë të balancuar dhe korrekt, pa bërë krahasime me problemet që OSBE/ODIHR ka pasur identifikuar në ciklet e mëparshme zgjedhore.



"Ne nuk e krahasojmë një shtet me një shtet tjetër, nuk krahasojmë zgjedhjet e tanishme me zgjedhjet e vitit 2011 apo 2009. Ne jemi këtu për të monitoruar në mënyrë specifike situatën tani, pasi nëse nisesh me mendimin se këtu gjithmonë ka qenë keq dhe tani s'ka pse të jetë ndryshe, atëherë që në fillim nuk e trajton situatën në mënyrë korrekte dhe profesionale", deklaroi Thomas Rymer, zëdhënës i OSBE/ODIHR.



Edhe pse koalicionet e partive politike janë të ligjshme qofshin ato në baza etnike, Rymer thotë se retorika që përdorin politikanët gjatë fushatës duhet të jetë gjithashtu në përputhje si me ligjet kombëtare, ashtu edhe me standardet ndërkombëtare. Edhe kjo çështje do të jetë në raportin e OSBE/ODIHR. Për sa i përket vëzhguesve, Rymer tha se nuk do të ketë numër të shtuar në Strugë apo Kërçovë, por se shpërndarja e tyre do të bëhet në bazë të një sistemi balancues në të gjithë territorin e vendit.



"Po të themi se kemi probleme të shumta në këtë rajon dhe do i dërgojmë të gjithë vëzhguesit atje, atëherë edhe ne bëhemi pjesë e procesit dhe nuk ofrojmë një imazh të balancuar. Prandaj, mund të them se ne kemi numër të mjaftueshëm vëzhguesish të cilët do të mund të ofrojnë një imazh të plotë se çfarë ndodhë në të gjithë shtetin dhe, po në këto rajone, do të kemi përfshirje të mjaftueshme për të dhënë një imazh të qartë se çfarë ndodh atje ashtu sikurse në rajonet e tjera të vendit", tha Thomas Rymer, zëdhënës i OSBE/ODIHR.



Misioni vëzhgues zgjedhor i OSBE/ODIHR rekomandoi që partitë politike në ditën e zgjedhjeve të sillen në përputhje me rregullat dhe ligjet zgjedhore, ndërsa votuesit të përmbushin të drejtën e tyre në bazë të bindjeve personale. OSBE/ODIHR, të hënën, një ditë pas zgjedhjeve do të dalë me vlerësimin paraprak për procesin zgjedhor, ndërsa raporti i plotë në të cilin do të përfshihen rekomandimet rreth zgjedhjeve do të publikohet 2 muaj më vonë. Semra...

Share This Video


Download

  
Report form