Ndërkombëtarët reagojnë ndaj Thaçit

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Bashkimit Evropian dhe SHBA-të nuk përzihen në të drejtën e votës të qytetarëve të Maqedonisë se për kë duhet votuar ose jo.'As nuk guxohet të mendohet një gjë e tillë', theksuan nga Zyra e BE-së në Shkup për sa i përket deklaratës së një dite më parë të kreut të PDSH-së Menduh Thaçi se Brukseli dhe Uashingoni presin nga shqiptarët të votojnë kundër Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit. Ndërkaq nga ambasada e SHBA-së në Shkup theksuan se Çdo sugjestionim se Ambasada e SHBA ne Shkup apo perfaqesues i Qeverise te SHBA ka bere te kunderten, eshte kategorikisht i pavertete.

Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA-së në Shkup u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme lokale ta shfrytëzojnë në bazë të bindjeve të tyre personale. Thaçi në tubimin e mbrëmshëm me qytetarët e Sarajit tha se këto zgjedhje kanë rëndësi kombëtare për shqiptarët.

"Kemi obligim që të flasim me njerëzit të cilët vazhdojnë të kenë dilema. Duhet të kenë parasysh se këto zgjedhje kanë rëndësi brenda kombëtare për shqiptarët këtu, por kanë rëndësi edhe gjithë kombëtare për Shqipërinë dhe Kosovën. Sigurisht të jeni të bindur se Shqipëria dhe Kosova kërkojnë një vote anti-qeverisë Gruevski dhe Ali Ahmetit, dhe ne do ta bëjmë këtë. Por në të njejtën kohë të jeni të sigurt se edhe Brukseli dhe Uashingtoni presin prej neve shqiptarëve të Maqedonisë votën anti Ali Ahmetit dhe Gruevskit", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Nga ambasada e SHBA-së gjithashtu theksuan se monitorin me vëmendje procesin zgjedhor në gjithë Maqedoninë, por nuk ndërhyjnë në vendimet e qytetarëve se si do të votojnë. Përfaqësuesit ndërkombëtar disa herë kanë theksuar se në kushte të fushatës zgjedhore nga liderët e partive politike mund të priten prononcime të ndryshme andaj edhe ata nuk do të merren me një retorikë të tillë. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form