DURRES- Një motopeshkatore e ankoruar në portin e Durrësit u mbyt sot paradite, pas manovrave të tragetit të linjës Bari-Durrës, që po hynte në port.
Kapiteneria e portit sqaroi se manovrat e gabuara të tragetit "Adria Ferries" për t'u ankoruar, kanë bërë që të përplaset me anijen e peshkimit, duke e fundosur atë. Trageti ka goditur edhe një anije tregtare të ankoruar pranë saj në kalatën 8 të portit detar.
(ad.ti/shqiptarja.com)