Prezantohet projekti për Bit Pazarin

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

Bit Pazari së shpejti me pamje të re. Projekti u prezantua sot nga kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe drejtor i Skopski Pazar Sasho Davitkovski. Realizimi i projektit pritet të filloj pas tre muajve dhe i njëjti kap shifrën prej 10 milion euro, mjete të siguruara nga Skopski Pazar. Me këtë projekt parashihet që gjitha tezgat dhe dyqanet të përfshihen në brendinë e Bit Pazarit.

"Kemi marrë parasysh të gjitha faktorët gjitha elementet që të ruajmë bit pazarin po të krijojmë kushte moderne me standarde që të jetë më mirë për vetë tregtarët, për ata që frekuentojnë Bit pazarin dhe po ashtu që arkitektura e projektet të ri të përshtatet Çarshisë së Vjetër. Me realizimin e këtij projekti hapet edhe rruga drejt Tetarit shqiptarë, me realizimin e këtij projekti hapet edhe Teatri shqiptarë. Jemi munduar që deri në maksimum ti përfshijmë të gjitha tezgat, të gjitha dyqanet që në momentin kur të kryhet projekt asgjë më jashtë Bit Pazarit mos të ketë frekuencë të shitësve apo blerësve por gjithçka të jetë brenda Bit Pazarit", deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Çairit.

Drejtori i Skopski Pazar, Sasho Davitkovski u shpreh se ky është një investim kapital dhe do të shndërrojë Bit Pazarin në një treg modern. Ekrem Dolek nga shoqata e tregtarëve tha se projekti do të përmirësoj dukshëm kushtet për vetë shitësit por edhe blerësit që frekuentojnë tregun në fjalë.

"Konstatuam s është mirë që kemi një të kaluar të pasur, por nuk duhet të mbetemi me infrastrukturë në të kaluarën por duhet shkuar përpara duhet investuar. Sepse vetëm ashtu ne mund t'ju lëmë pas atyre që vijën pas nesh. Ky është një qëllim i jonë i përbashkët, një ide për të cilën kemi qëllime serioze që ta realizojmë", tha Sasho Davitkovski, drejtor i Skopski Pazar.

"Ndërtimi i Bit Pazarit ka shumë benefite, dhe do të ndodhin shumë gjëra të mira me këtë projekt. Parimisht do të bëhet mirë për qytetarët e komunë së Çairit dhe gjithë qytetarëve të cilët frekuentojnë dhe e bëjnë shit-blerjen përmes Bit pazarit me siguri se do ti kenë kushtet shumë më të favorshme se sa tani për momentin që i kemi", Ekrem Dollek, shoqata e tregtarëve.

Punimet rreth tregut do të zhvillohen në disa etapa, ndërsa gjatë punimeve nuk parashihet që tregu të mbyllet me qëllim që punonjësit të mos mbeten pa punë. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form