Durrës, vrasja e Prengës, familjarët: Nuk ishte bashkëpunëtor i Pepës

Report TV 2015-08-21

Views 21

DURRES - Ndërsa familja e 38-vjeçarit Nikolin Prenga, i ekzekutuar mbrëmë në Durrës kanë hapur dyert e mortit, të afërmit e tij reagojnë duke hedhur poshtë akuzat se vrasja e tij ka lidhje me ekzekutimin e kryekomisrit të Krujës në 2003-shin Gani Malushi.

Kushëriri i viktimës, Pashk Lleshi deklaron se gjykata e Apelit në Durrës e ka shpallur atë të pafajshëm. Ai e cilëson një vrasje të dytë për familjarin e tyre nëse akuzohet si bashkëpunëtor i Agim Pepës, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë, Malushi.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form