Debati në emisionin 'Rruga Drejt' edhe pse u përcoll me replika të shumta, kohë kohë me akuza dhe kundër akuza të ashpra, rezultoi me një shtrirje dore. Xhaferi dhe Angellov madje ndanë bindjen e njejtë për incidentet e fundit ndëretnike. Ata u bënë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas, veçanërisht të rinjve që të mos dalin në protesta dhe të mos bien pre e provokimeve të subjekteve të caktuara të cilat siç thanë, i keqpërdorin ata për fitimin e pikëve politike.
"U apeloj qytetarëve shqiptar se nuk kanë nevojë të jenë pjesë e instrumentalizmit të vullnetit të tyre të më mbështesin personalisht mua dhe kolektivisht të tendencës dhe pretendimit të shqiptarëve që të jem bartës i funksioneve kyçe në Maqedoni si pasojë parësore e asaj që është fryma e Marrëveshjes së Ohrit për sendërtim të pajtimit ndëretnik dhe inkuadrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike. ...nuk do të jetë larg dita kur pjesëtarët e UÇK-së dhe të forcave të sigurisë në një kohë të shkurtër do të jenë bashkërisht të përulur para monumenteve të përbashkëta që do të rezultojë me pajtimin e tyre", tha Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.
"U bëj thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën Maqedonisë, edhe maqedonasit edhe shqiptarët, të mos dalin në protesta të tilla të dhunshme. Nëse dikush ka diçka kundër emërimit të Talat Xhaferit, siç kemi ne le të presin dhe pak, për disa javë do të fillojmë me grumbullimin e firmave pastaj do të organizojmë referendum...Edhe një apel deri te të rinjtë të mos dalin në protesta të cilat e dimë që do të jenë të dhunshme dhe jam i sigurt se disa subjekte politika qëndrojnë pas organizimit të tyre. I apeloj policisë t'i gjejnë autorët sepse loja me marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni nuk na shpie askund përkundrazi mund të na çojë në një luftë të re", u shpreh Stojanço Angellov, kryetar i 'Dinjetetit'
Por debati arriti kulmin në kundërshtimin e ashpër të Angellovit për emërimin e veteranëve të UÇK-së si Ministër i mbrojtjes dhe i punëve të brendshme.
Përse nuk reagoni ndaj Nikolla Gruevskit por Talat Xhaferit dhe me këtë shkaktoni atmosferë tek të rinjtë të cilët dolën dhe i shkaktuan incidentet e të premtes të cilat u pasuan me incidente të njëjta edhe të shtunën?
Angellov: Nikolla Gruevski që të mbetet në pushtet është i gatshëm të bëjë gjithçka. Ne nuk e arsyetojmë.
Xhaferi: Në aspektin moral si mund të shkoni ju në një mjedis të populluar me shqiptarë nëse keni qeni pjesëtar i të gjithë atyre ngjarjeve.
Angellov: Unë nuk kam gjuajtur shqiptarë, por kam gjuajtur drejt UÇK-së, njerëzit që vritnin maqedonasit.
Xhaferi: Ju ishit në Tetovë?
Angellov: Po isha.
Xhaferi: Po ishit. E mbani në mend fotografinë se si gjuhej në drejtim të civilëve?
Angellov: E mbaj në mend se si gjuhej drejt civilëve me bomba dore.
Xhaferi: Pasi flisni për moral, duhet t'i kujtoni këto pamje dhe të mos ktheheni atje ku nuk e keni vendin. Pasi nëse nuk është morale një shqiptar të bëhet Ministër i Mbrojtjes, jo morale është që pjesëtar i forcave...