Kandidatja e BDI-së për Tetovën Teuta Arifi, ka vazhduar mbrëmë takimet me banorët e fshatrave të malësisë së Sharrit, para të cilëve, është zotuar se, me marrjen e mandatit si kryetare e Komunës, do të bëj të pamundurën që Tetova të ndryshojë pamjen dhe se banorët e saj më nuk do përballen më me mungesë të ujit apo infrastrukturë të dobët. Arifi në fjalimin e saj në Shipkovicë tha se oponentët e saj merren me kandidimin e saj pasi nuk kanë se çfarë të tregojnë për punën e bërë pasi nuk kanë bërë asgjë për Tetovën. Arifi tha se del para popullit për të kërkuar votën hallall.
"Nuk ka nder dhe obligim më të madh se sa të punoni në mënyrë të drejtë dhe për të vënë në shërbim gjithçka që keni, për të mirën e këtij vendi dhe për të mirën e qytetarit tuaj. Atyre që nuk ua mban dhe që nuk kanë forcë për të punuar për vendin e tyre dhe që nuk kanë punuar si duhet dhe nuk kanë çka të tregojnë para tjerëve, le të mos merren shumë me atë se ku dhe si duhet të kandidohem unë, unë dal para popullit tim dhe kërkoj atë që e kam kërkuar dhe thënë disa herë, votën hallall të miletit tim, asgjë më tepër se sa kjo", tha Teuta Arifi, kandidat e BDI-së për Tetovën. Alsat-M