KARAKAS - Presidenti i Venezulës, i trajtuar muajin e fundit për kancer vdiq dje në Karakas rreth orës 16. 25 me orën lokale. Zëvendës presidenti Nicolas Maduro njoftoi lajmin e humbjes së jetës mbrëmjen e djeshme në televizionin kombëtar. Ai i bëri thirrje popullit të Venezuelës për të treguar forcë dhe guxim, dhe të jetë i bashkuar e të përmbushë parashikimet e "këtij udhëheqësi të madh."
58-vjeçari Chavez ishte trajtuar në Kubë për kancer para se të kthehej në Karakas muajin e kaluar. Kohët e fundit ishte njoftuar se ai kishte marrë një infeksion pas trajtimit intensiv me kimioterapi në një spital ushtarak në Karakas.
(ad.ti/shqiptarja.com)