ROMË - Një lëvizje "5 yjet" si ajo e Beppe Grillos që tronditi mbarë politikën e Gadishullit Apenin duke dalë e para parti në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën dhe të hënën ka shumë mundësi të vijë në Shqipëri.
Kreu i lëvizjes "Iliria" në Romë, i lindur në Gramsh dhe ish profesor fizike në Universitetin e Tiranës, i cili jeton prej 22 vitesh në Itali thotë se në 2 prill do të vijë në Tiranë për të lëshuar këtë inisiativë.
"Një lëvizje popullore e tipit Beppe Grillo, jo e tipit Kreshnik Spahiu, apo e kasteve, e njerëzve që vijnë nga zyra të korruptuara, por e njerëzve të thjeshtë është shumë e domosdoshme, sepse në Shqipëri po vriten edhe njerëz që dalin në protestë.
Unë personalisht ndihem Beppe Grillo, në Reggio Emilia një gazetë më cilësoi si Beppe Grillo shqiptar. Do bëj sforcon time që më 2 prill të jem në Tiranë të lëshoj këtë inisiativë"- thotë Kosturi në një lidhje telefonike për Tv A1 REPORT!
(ad.ti/shqiptarja.com)