Analistët: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, thellojnë krizën

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Ndryshimi i kodit zgjedhor nuk do ta zgjidh krizën politike, por përkundrazi do ta thellojë akoma më shumë atë. Analistët politik vlerësojnë se cilido vendim që merret pa pëlqimin e të dyja palëve mund të shërbejë si improvizim por jo përpjekje për të dalë nga ngërçi politik.

"Kjo do ta thellojë problemin politik, nuk do të arrijmë ndonjë zgjidhje dhe eventualisht mund të japë perceptimin apo promovojë perceptimin nga ana e VMRO DPMNE-së ndaj LSDM-së eventualisht nëse del edhe ndonjë kandidat tjetër. Nuk është aq zgjidhje që mund t'i prezantohet edhe partnerëve tonë ndërkombëtar si tejkalim i krizës politike, përveçse është një improvizim dhe një tendencë për mos realizimin se sa realizim të tejkalimi të krizës politike në Maqedoni", deklaroi Albert Musliu, analist.

Për analistin Jove Kekeovski, VMRO DPMNE-ja përmes ndryshimit të kodit zgjedhor dëshiron të shmangë çdo mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, si dhe të tregojë se bëri çmos që opozita të marrë pjesë në zgjedhje.

"Kjo përbën edhe një dëshmi se DPMNE nuk do ta lëshojë shansin që të mbahen zgjedhjet si dhe edhe njëherë u drejton mesazh të qartë socialdemokratëve që të dalin në zgjedhje në emër të demokracisë dhe zhvillimit të proceseve demokratike. Unë disa herë thash se nuk ka asnjë arsye që zgjedhjet lokale të ndërlidhen me zgjedhjet e pushtetit qendror, pasi vetëqeverisja lokale duhet të jetë korrigjuese e pushtetit qëndror", tha Jove Kekenovski, analist.

Nga ana tjetër analistët e cilësojnë si joserioze qasjen e të dyja partive, të cilët përmes mediave shkëmbejnë respektivisht parashtrojnë dhe refuzojnë ofertat e njëra-tjetrës. Musliu dhe Kekenovski vlerësojnë se dy apo tre liderë politikë, të cilët nuk kanë për qëllim zgjidhjen e krizës, po i mbajnë peng qytetarët e Maqedonisë.

"Qytetarët janë peng i mosgatishmërisë dhe papërgjegjshmërisë së politikanëve. Nëse ata duan të zgjidhin problemin sigurisht se ata kanë kanale, ne nuk flasim për dy shtete që gjendjen në dy cepa të ndryshme të botës, ne flasim për politikanë të Maqedonisë të cilët nëse duam të zgjidhin krizën do të ulen bashkërisht apo do t'i dërgojnë përfaqësuesit e vet që të takohen dhe të gjejnë zgjidhje, kjo është vetëm luftë për perceptime te qytetarët ndërsa qytetarët janë peng i gjithë kësaj situate", u shpreh Albert Musliu, analist.

"Kjo është një qasje jo serioze, është për keqardhje dhe e turpshme që Maqedonia është peng i 2-3 liderëve politik, pasi gjithë kjo që ndodh më ngjan në një betejë personale, ose unë do të mbijetoj ose ai do të zhduket. Është për keqardhje që kjo reflektohet tek qytetarët, te demokracia, reflektohet negativisht edhe në integrimet euro-atlantike", theksoi Jove Kekenovski, analist.

Sipas analistëve, kriza politike që shkaktuan liderët politik ai shoi të gjitha shpresat që Maqedonia të marrë datën e negociatave në samitin e dhjetorit, ndërkaq zvarritja e saj tani më prej kohësh po ngadalëson edhe proceset e reformave si dhe ritmin për të arritur në Bruksel. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form